Rreth nesh

Koha është një pasuri e pazëvendësueshme dhe e pakthyeshme. Ne duam ti japim kohës suaj vlerën që ajo ka.

Proton Club është i pari klub privat shqiptar që themelohet me ambicien për të përmirësuar cilësinë e jetës së anëtarëve të tij, cilësinë e jetës së shoqërisë dhe mbrojtjen e mjedisit. Ky klub është themeluar nga Proton Group, kompania më e madhe e menaxhimit të flotave të automjeteve në Shqipëri duke sjellë dhe aplikuar një përvojë disa vjeçare.  

Proton Club përmirëson jetën e anëtarëve

Anëtarët e Proton Club janë njerëz të cilët e vlerësojnë kohën si pasuri të pazëvendësueshme dhe të pakthyeshme. Klubi merr përsipër menaxhimin e makinave të anëtarëve të tij. Infrastruktura, Përvoja, Fuqia Negociuese dhe Dija e fituar me menaxhimin e flotave të korporatave do të përdoret për ti ofruar të njëjtat lehtësira individëve-anëtarë të klubit.

Proton Group ofron asistencë rrugore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, karroatrec në rast nevoje, kryerjen e mirëmbajtes dhe rinovimit të dokumentacionit legal & teknik, kryerjen e shërbimit të kolaudimit & shërbimeve rutinë, prerjen e asiguracioneve me çmime preferenciale, menaxhimin e furnizimit me karburant dhe ofrimin e tij me çmime preferenciale. Kjo listë e gjatë benefitesh përfshin gjithashtu: parkim falas, makinë zëvendësuese, çmime preferenciale për leasing operacional & qeratë ditore dhe ulje të konsiderueshme në të gjithë rrjetet tregëtare që do të bashkëpunojnë me klubin.

Proton Club përmirëson cilësinë e jetesës së shoqërisë

Klubi nëpërmjet politikave të tij është duke e drejtuar shërbimin në kah të reduktimit të trafikut dhe promovimit të përdorimit të karburanteve cilësore. Të dyja këto aspekte çojnë në rritjen e cilësisë së ajrit, në uljen e nivelit të stresit dhe  në përmirësimin e shëndetit fizik e mendor të qytetarëve.

Makinat janë një realitet i pamohueshëm i përditshmërisë tonë. Nuk do të mundemi ti heqim nga qarkullimi por mund të luftojmë fort për përdorimin e përgjegjshëm të tyre.

Proton Club prezanton për herë të parë në Shqipëri konceptet e ‘Car Sharing’ & ‘Ride Sharing” midis anëtarëve të klubit. Aplikimi i këtyre koncepteve i ofron vlerë të shtuar anëtarëve, në të njëjtën kohë ka një impakt të padiskutuar në reduktimin e numrit të automjeteve që qarkullojnë përditë.

Përtej shërbimeve që do të ofrohen për ju dhe automjetin tuaj, klubi gjithashtu do të promovojë mënyrat alternative të lëvizjes, pro-ambjentaliste si lëvizja me biçikletë apo ecja në këmbë.