Asistencë rrugore

Linjë telefonike 24/7. Asistencë e menjëhershme nga një skuadër e dedikuar në vendngjarje.

Kur je në rrugë, ne udhëtojmë me ty. Në çdo rast emergjence në rrugë pavarësisht mjetit me të cilin po udhëtoni, ne jemi vetëm një telefonatë larg.

Anëtarësimi përfshin asistencë për udhëtimet me mjetin / mjetet e regjistruara, në çdo vend të Shqipërisë, në çdo kohë.
Linjë telefonike 24/7. Kjo telefonatë do t’iu garantojë ju jo vetëm asistencën e skuadrave të gatshme të klubit por në varësi të situatës operatorët tanë do të telefonojnë për ju policinë / ambulancën / zjarrfikësit dhe gjithashtu do t’iu udhëzojnë përkatësisht.
Asistencë e menjëhershme në vend nga një skuadër teknike e dedikuar për zonën ku emergjenca ka ndodhur.
Në rast se emergjenca nuk zgjidhet ‘on-spot’, mjeti shoqërohet me karrotrec në servisin më të afërt. Ky shërbim ofrohet falas deri në dy herë në vit për klientët e anëtarësuar në Proton Club.

  • Asistencë teknike me telefon
  • Rënie gome
  • Nevojë për karburant
  • Rënie baterie
  • Çdo shërbim që mund të identifikohet dhe zgjidhet on-spot

 

Shërbime të tjera

Karroatrec
Skuadra jonë është vetëm një telefonatë larg


Dokumentacion & Shërbime periodike
Fitoni kohë sepse ne marrim përsipër: dokumentacionin, siguracionin, taksat, kolaudimin, shërbimet, etj.


Çmime preferenciale për karburantin
Ulni kostot operacionale përgjatë gjithë vitit duke përfituar çmime shumë të mira krahasuar me tregun.


Çmime preferenciale për siguracionet
Përfitoni të gjitha siguracionet: TPL, KASKO, Karton Jeshil, etj., me çmime shumë preferenciale.


Makinë zëvendësuese
Vazhdoni punët tuaja të qetë me automjetin tonë zëvendësues deri sa mjeti juaj të jetë sërish gati.