Rreth Proton Group

Proton Club lindi dhe u zhvillua si një projekt tejet ambicioz i kompanisë Proton Group.

Themeluar në vitin 2007, Proton Group është një kompani multi-disiplinare në rritje dhe inovacion të vazhdueshëm. Proton operon suksesshëm në Shërbimet e Flotave (Leasing Operacional dhe Menaxhim Flotash), Telematiks duke përfshirë monitorimin e automjeteve me GPS, Distribucion, Ndërtim & lëndë e parë, Shitje me pakicë, etj.

Proton Group zotëron një nga flotat më të mëdha dhe udhëheq tregun e Leasing Operacional në Shqipëri duke ofruar shërbimet e tij për periudha afatgjata (www.leaseplus.al), afatmesme (mini lease) dhe afatshkurtra (www.drive.al). Në të njëjtën kohë Proton udhëheq tregun e Monitorimit GPS duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh (www.protea.al)

Proton gjithashtu ofron menaxhim flote të plotë dhe të specializuar. Duke angazhuar një staf të dedikuar që i përgjigjet nevojave të klientëve tanë 24/7 Proton bashkëpunon me furnitorë përfaqësues të brandeve globale duke siguruar cilësi, garanci dhe shumëllojshmëri.

Proton është distributori zyrtar për shumë brande ndërkombëtare, të mirënjohura për cilësinë e lartë: SanDisk, produktet 3M, Garmin, Trust, Panasonic Batteries, I-Health, etj; shumë prej këtyre markave pjesë e listave shumë të njohura Fortune 500 dhe S&P 500. Kompania është prezente në gjithë Shqipërinë dhe Kosovën dhe ka zyra përfaqësie në Bullgari, Hong-Kong dhe Kinë. Proton punon në përputhje të plotë me Sarbanes Oxley Act dhe ligje të tjera që rregullojnë jetën e korporatave.

Proton Group është i çertifikuar dhe operon sipas standardeve ISO. Këto standarde implementohen dhe ruhen gjatë gjithë proçesit të ofrimit të këtyre produkteve dhe shërbimeve. Çertifikimet përfshijnë sigurinë, besueshmërinë dhe cilësinë në harmoni me ruajtjen e mjedisit. Këto çertifikime përfshijnë:

 

ISO 9001:2008
Quality Management System Certificate

ISO 27001:2005
Information Security Management System Certificate

ISO 14001:2004
Environmental Management System Certificate