Makina Vetë-Lëvizëse Google

Shumë shpejt pjesë e rrugëve tona

Në rrugët e Kalifornisë, SHBA mes mijëra makinash qarkullon edhe makina vetë-lëvizëse e programuar dhe ndërtuar nga Google. Është makina e parë elektrike, pa timon dhe pa pedal shpejtësie apo frenimi. Makina ka vend për dy persona dhe për pak bagazhe. Brenda saj ka vetëm një buton “START” dhe një buton të madh të kuq “STOP” për raste emergjencash.

Makina përdor një kombinim sensorësh, software dhe harta dixhitale shumë precize për të mësuar vendodhjen e saktë. Pas informacionit të marrë nga GPS, makina përdor radarë, lazer dhe kamera për të monitoruar hapësirën dhe objeket rreth saj. Software mund të dallojë automjetet e tjera (në lëvizje apo të ndaluara), njerëzit, ciklistët, semaforët, ndërtimet në rrugë, etj. Software i klasifikon objektet bazuar në përmasat, format dhe në modelin e lëvizjes. Makina vetë-lëvizëse jo vetëm që ndjek rregullat e trafikut por është e përgatitur që të shmangë të papriturat.

Ndërsa flasim, makina vetë-lëvizëse numëron mbi 1,000,000 milje rrugë dhe 1 aksident pa pasoja njerëzore. Britania e Madhe ndërkohë ka deklaruar se do të fillojë të testojë makinat vetë-lëvizëse në vitin 2017 në autostradat e tij.
Google argumenton se masivizimi i automjeteve vetë-lëvizëse do ti japë pavarësinë e munguar të moshuarëve ose personave me probleme shikimi. Koha që shpenzohet duke ngarë mjetin, mund të shpenzohet shumë ndryshe (duke lexuar, punuar, fjetur, etj.). Më e rëndësishmja, aktualisht 1.2 milionë njerëz humbasin jetën në botë nga aksidentet rrugore dhe mbi 90% e rasteve aksidenti përfshin gabim njerëzor.

Një nga qëllimet kryesore të përdorimit të tyre do të ishte ulja e këtyre aksidenteve.
Makinat vetë-lëvizëse kanë shumë rrugë ende, megjithatë në pak vjet kanë bërë hapa gjigandë. Dita kur rrugët do të jenë të mbushura me automjete vetë-lëvizëse nuk është larg.