Makina që harxhon 1 litër për 100 km

Kursimi i sasisë së karburantit të përdorur dhe reduktimi i CO2 janë kompetencat dalluese të këtij prototipi.

Kompania “Renault” ka prezantuar prototipin e saj EOLAB, e cila vjen me 100 risi teknologjike, por ajo që është më e veçantë, është fakti që makina mund të harxhojë vetëm 1 litër karburant për 100 kilometra. Fokusi i “Renault” është vendosur në ruajtjen e mjedisit dhe zvogëlimin e dëmtimeve ndaj shtresës së ozonit të shkaktuara nga emetimi i dioksidit të karbonit.

“Renault” thotë se produkti i saj më i ri do të përdorë rreth 100 inovacione teknologjike të projektimit për të ofruar kursim të karburantit. Për të arritur në këtë shkallë ekonomizimi të karburantit, inxhinierët janë fokusuar në tre pika kryesore:

- Dizajn i lehtë

EOLAB peshon afërsisht 400 kg më pak se një makinë e zakonshme. Pesha e tepërt është hequr nga të gjitha pjesët e makinës: trupi i makinës, pajisjet etj. Trupi multi-material kombinon çelikun, aluminin dhe magnezin, me një peshë prej vetëm 4.5 kg. Më pak peshë nënkupton më pak karburant për të lëvizur, duke çuar në zvogëlim të madhësisë së pajisjeve në mekanizmin e brendshëm  të makinës (motori, bateritë, frenat etj). Zvogëlimet e kostos të arritura nga zvogëlimi i mekanizmit të brendshëm të makinës u përdorën për të financuar cilësinë e lartë të materialeve të përdorura (alumin dhe magnez) pa asnjë rritje në koston e përgjithshme. Ideja konsistonte në prodhimin e një prototipi që inkorporon teknologjitë e avancuara brenda një makine ekonomike.

- Aerodinamika

Vëmendje e madhe i është kushtuar konceptimit të trupit të makinës, ku  për shkak të reduktimit të peshës me 400 kg, performanca aerodinamike është përmirësuar me 30%. Kjo jep një ndihmesë të madhe në reduktimin e sasisë së karburantit të pērdorur.

 - Teknologjia ZE Hybrid

Teknologjia inovative ZE Hybrid kombinon një motor të zakonshëm me një motor elektrik në një mekanizëm të vetëm, e cila siguron që makina të lëvizë në një distancë prej 60 km duke mos emëtuar asnjë sasi dioksidi karboni, pra funksionon si një makinë elektrike.

Përsa i përket dizajnit të EOLAB, ai përfshin një strukturë me 3-dyer, një derë në vend të shoferit dhe dy në vendet e pasagjerit, çka redukton peshën me mungesën e derës së katërt.

EOLAB mund të konsiderohet një risi tekonologjike për vetë avantazhet që ajo gëzon ndaj makinave të tjera. Kursimi i sasisë së karburantit të përdorur dhe reduktimi i CO2 janë kompetencat dalluese të këtij prototipi. EOLABNë përfundim, duhet të themi se zbatimi i plotë i këtij projekti do të bëhet i mundur në vitin 2020.