Airbag që shpëton makinat nga përplasja

Airbag i së ardhmes nuk mbron vetëm pasagjerët por edhe makinën

Qëkur airbag-ët u inkorporuan në automjete, ata kanë vazhduar të funksionojnë në pjesën e brendshme të makinës. Sot kemi airbag të vendosur në  disa pjesë si: në timon, anash, në pjesën e gjunjve etj.

Por, Mercedes nuk ndalet me kaq. Për këtë arsye, ai po eksperimenton një mënyrë të re të përdorimit të airbag-ut duke e zhvendosur atë nga një “matës” pasiv i sigurisë në  sistemin aktiv të sigurisë. 

Mercedes po punon me airbag-ët që aktivizohen në pjesën e poshtme të makinës, duke bërë të mundur evitimin e  përplasjeve me makinat e tjera. Airbag-u bëhet pjesë e sistemit aktiv të sigurisë, i cili aktivizohet kur sensorët kanë përcaktuar se përplasja është e pashmangshme. 

Çantat kanë një shtresë/veshje fërkimi e cila e ndihmon makinën të ngadalësojë dhe mund të dyfishojë fuqinë e ndalimit të automjetit. Ajo gjithashtu e zhvendos makinën lart prej 8 cm, e mbështjell atë gjatë frenimit të fortë dhe mbron pasagjerët nga rrëshqitja në rripat e sigurimit gjatë përplasjes.

Ajo çfarë e bën të vecantë këtë teknologji të së ardhmes është fakti që përdor një teknologji ekzistuese (pra sistemin ekzistues të sigurisë në makina). Megjithëse Mercedes ka punuar në këtë tekonologji për disa vite, akoma nuk kemi një prototip ku mund të jetë aplikuar ky airbag. Por duhet te themi se airbagu “shpëtues” do të jetë pjesë e makinave me të cilat do të udhëtojmë së shpejti. 

Duke parë evolucionin e airbag-ëve dhe përhapjen e tyre në botën e automobilave, nuk do të ishte e vështirë për të imagjinuar makinat e së ardhmes duke përdorur një airbag i cili mbron jo vetëm pasagjerët, por gjithashtu dhe makinën.