Shërbimet e makinës tani e tutje mund t'i bëjë Volvo për ju!

Volvo është pioniere e ofrimit të një seti shërbimesh për makinën tuaj, në mënyrë që t’jua bëjë jetën më të thjeshtë.

Kompania Volvo prezanton për herë të parë një aplikacion për lidhjen e makinave e cila u jep fund udhëtimeve tuaja për në pikën e karburantit, në lavazh, në servis etj., duke ju kursyer më shumë kohë për aktivitetet e tjera.

Shërbimi që ofron kjo kompani (Volvo Concierge Services) është ekosistemi i parë dixhital që lidh pronarët e makinave me qendrën e shërbimit nëpërmjet një aplikacioni që instalohet në telefon. 

Një program pilot është projektuar të lançohet fillimisht në zonën e San Franciscos. Më vonë ky projekt do të lejojë të aksesojnë 300 shoferë të markave të reja të Volvos si: Volvo XC90 SUVs dhe S90Luxury Sedans për të përfituar shërbimet si: mbushja me karburant, larja e makinës dhe mirëmbajtjen e saj.

 “Volvo Concierge Services do të thotë që ju nuk jeni i detyruar të qëndroni në shi për të mbushur makinën më karburant” – shprehet Lex Kerssemakers, Presidenti dhe CEO i komapnisë Volvo në USA. "Misioni i Volvos është që ta bëjë jetën më pak të komplikuar dhe kjo teknologji është shembull i shkëlqyer që mbështet këtë mision”

 Kur bëhet lidhja me telefonin, Volvo Concierge ju siguron një “çelës” dixhital, i cili është lokacioni dhe koha specifike, e cila i dërgohet një personi të autorizuar për të aksesuar makinën tuaj. Kur shërbimi i kërkuar ka përfunduar, makina kyçet dhe “çelësi” dixhital skadon. Makina mund të kthehet në vendin ku është marrë ose në ndonjë vend tjetër sipas kërkesave të klientit.

Të gjitha shërbimet e mësipërme (karburanti, larja dhe mirëmbajtja) e makinës tuaj mund të realizohen ndërkohë që ju jeni duke punuar, duke fjetur ose duke udhëtuar jashtë. Gjithashtu po projektohen dhe shërbime të reja të cilat do i shtohen setit të shërbimeve ekzistuese në mënyrë që programi të jetë sa më gjithëpërfshirës.

 Në përfudim mund të themi që një projekt i tillë, do t’i ndihmonte në alokimin e kohës dhe energjive  në aktivitete më të dobishme gjatë ditës. Më pak kohë e shpenzuar me shërbimet e makinës, më shumë kohë në dispozicion për të punuar, apo kaluar kohë me familjen dhe miqtë.