Me një të lëvizur të dorës dhe … çdo komandë në kruskot mund të aktivizohet

Aktivizimi i komandave në makinë tashmë mund të bëhet me anë të gjesteve

Shfaqja e mjeteve elektronike (CES) që u mbajt janarin e kaluar, si asnjëherë më parë u shndërrua në një show makinash për kompani që kanë në fokus të tyre energjinë alternative dhe teknologji të tjera inovative për transportin.

Mes tyre spikati BMW, kompania e parë që inkorporon HoloActive Touch, teknologjia më e re në serinë e sistemit të komandave me anë të gjesteve. Kjo teknologji kombinon disa elementë së bashku: kontrollin e gjesteve, veprimet me ekranin dhe disa karakteristika të tjera për të krijuar një formë unike të komunikimit të shoferit me funksionet e makinës, me kushtin që të gjitha përjashtojnë ndërveprimin fizik. Gjatë 2016, BMW përfshiu në makinat e saj teknologjinë AirTouch e cila aktivizohej vetëm me një gjest – thjesht duke hapur dorën. Përdoruesit mund të aktivizojnë komandat që dëshirojnë në kruskot me anë të gjesteve ku nuk është e nevojshme të ndërveproni me anë të prekjes fizike.

HoloActive tashmë nënkupton një sipërfaqe virtuale ku shoferët mund të rregjistrojnë lëvizjet e duarve nëpërmjet një kamere të vendosur pas timonit. Kjo kamera i rregjistron këto lëvizje gishtërinjsh brenda një zone të caktuar ergonomike. Sapo lëvizjet e rregjistruara arrijnë në kontakt me komandën që dëshiron shoferi, ajo aktivizohet menjëherë. Por kjo teknologji lejon akoma që komandat të aktivizohen nëpërmjet ndërveprimit fizik nëse shoferi e gjykon më të përshtashme këtë mënyrë komunikimi me makinën.

HoloActive Touch i lejon gjithashtu përdoruesit të kenë akses në një varietet shërbimesh të tjera të ofruar nga kjo kompani.

Në përfundim, BMW debuton si pioniere me anë të kësaj teknologjie e cila eleminon ndërveprimin fizik me komandat në makinë, një sistem i cili na jep një indikator të rëndësishëm për të kuptuar më mirë sesi do të jenë makinat e së ardhmes.