Kur makina “lexon” emocionet tuaja

Honda prezanton modelin NeuV, elementët e së cilës i japin makinës personalitet

Në shfaqjen e mjeteve elektronike që u mbajt në Las Vegas në janar të 2017, Honda prezantoi për herë të parë prototipin NeuV, e cila është një makinë e automatizuar, e pajisur me një motor “të ndjeshëm”.

Ky motor “i ndjeshëm” është zhvilluar nga Cocoro SB, kompania japoneze e inteligjencës artificiale, e cila supozohet ta lejojë makinën të shfaqë emocione.

Kështu, përdoruesit e kësaj makinë kanë mundësi të shohin Hanën (HANA – Honda’s Automated Network Assistant), një  “fytyrë virtuale” (emoji face) e vendosur në tërë hapërsirën e kruskotit, e cila iu kushton vëmendje cfarë ju pëlqen dhe cfarë jo. Ajo do të jetë e aftë të memorizojë se në cilën kafene dëshironi të ndaloni. Dhe kur monitori që ndodhet në sedilje vëren që jeni pak i stresuar (duke ju matur rrahjet e zemrës) ose fytyra juaj ka marrë një pamje të vrenjtur, ajo do t’ju sugjerojë të dëgjoni një muzikë të caktuar, të ndaloni për një pushim apo t’ju rekomandojë ndonjë opsion tjetër interesant.

Për më tepër, Hana mund t’ju shoqërojë në bisedë që ju mos të ndiheni vetëm gjatë udhëtimit. Ajo mund të kujdeset dhe për disa detyra të tjera si psh t’ju lajmërojë se kur është koha e përshtatshme për të karikuar baterinë e makinës tuaj duke e parë në këndvështrimin e kostos. E vecanta qëndron në faktin se NeuV është dizenjuar jo vetëm për tu karikuar kur bateria ka rënë, por edhe për të shitur energjinë e tepërt kur çmimet kanë arritur pikun, e cila mund t’ju sjellë përfitime, duke e blerë “karburantin” më kosto më të ulët më vonë.

Përsa i përket pamjes së jashtme, panelet anësore të makinës janë dizenjuar për të reflektuar ambjentin ku ajo ndodhet në mënyrë që në sytë e njerëzve të duket si një pjesë natyrale e ambjentit .

Po nuk mbaron me kaq.

Sipas Hondës, nëse ju do të dispononi një makinë të tillë, keni mundësi ta jepni me qera ndërkohë që mund të jeni në shtëpi apo zyrë.

E kategorizuar në nivelin 4 të automatizimit, makina mund të navigojë rrugët në shumicën e situatave në mënyrë të pavarur, por ka raste kur kërkohet ndërhyrja e shoferit si në rastet e manovrimit në rrugë të populluara në qytete.

Si një makinë prototip, kjo nuk është akoma e disponueshme për publikun por koha kur do keni mundësi të shikoni “HANA”-n në makinën tuaj, nuk është shumë larg.