General Motors lançon sistemin e gjurmimit me anë të syrit

Nëse po udhëtoni dhe humbisni vëmendjen, mos u shqetësoni! SuperCruise do komandojë makinën për ju!

Sistemi gjysëm autonom i drejtimit i General Motors do të ketë një karakteristikë të një teknologjie të avancuar që konkurentët e saj nuk e disponojnë: një sistem gjurmimi me anë të syrit.

Kompania planifikon që ta implementojë këtë sistem të quajtur Super Cruise në modelin Cadillac CT6. Sipas Wall Street Journal, kjo lloj teknologjie do të bëjë të mundur monitorimin më të mirë të makinës kur shoferi nuk po i kushton vëmendje asaj.

Kur makina ndodhet në lëvizje, kombinimi i GPS me kamerat optike, mundëson që Super Cruise të “shikojë” rrugën përpara dhe të lëvizë timonin derisa makina të jetë në mes të korsisë. Një radar për matjen e distancës, detekton makinat përpara dhe pas në një distancë prej 300 ft. Makina automatikisht mundet ose të përshpejtojë ecjen ose të ngadalësojë për të mbajtur një distancë konstante me makinat e tjera.

Për shembull, nëse shoferin e zë gjumi në timon ndërkohë që Super Cruise është aktivizuar, sistemi fillon të shpërndajë mesazhe vizuale dhe audio për të tërhequr vëmendjen e tij. Nëse shoferi akoma nuk përgjigjet, një operator që mbulon shërbimin OnStar (nga kompania), do të përpiqet që të kontaktojë me të. Kur të gjitha këto përpjekje rezultojnë pa sukses, atëherë makina do të shmanget në njërën anë të rrugës dhe do të ndalojë.

Ndërsa konceptimi duket strategjik, shumë kritikë argumentojnë që ky sistem duhet të kishte më shumë elemente mbrojtës sesa thjesht tërheqja e vëmendjes së shoferit, sepse ka akoma një sërë kufizimesh si psh: projektimi për të funksionuar vetëm në autostradë, dhe më tepër duhet patjeter që korsitë të kenë vija ndarëse që sistemi të aktivizohet.

Sensorët në timon dhe në ndenjëse do të vazhdonjë të luajnë një rol të rëndësishëm në vlerësimin e të qënit të ndërgjegjshëm në timon, por e ardhmja premton teknologji të avancuara ku një ndër këto është dhe gjurmimi me anë të syrit. Kompanitë po përpiqen të gjejnë mënyrën më të mirë të monitorimit të sjelljes së shoferit ndërkohë që makina lëviz me anë të sistemit vetëkomandues.