Makina që ju njeh edhe kur ndryshoni look-un tuaj!

Makina që do të njohë fytyrën tuaj dhe t'ju dallojë nga të tjerët!

Duket sikur nuk kanë të mbaruar avancimet teknologjike kur vjen fjala për makinat në ditët e sotme. Falë këtyre përparësive, së shpejti, makina juaj do të jetë e aftë për të njohur fytyrën tuaj dhe t’ju dallojë nga njerëzit e tjerë që ndodhen në të.

Prodhuesi i makinave Fiat Chrysler po punon për zhvillimin e një teknologjie të njohjes faciale në bashkëpunim me Panasonic. Sipas këtyre kompanive, kjo teknologji është kaq e avancuar saqë do të jetë e mundur që t’i tregojë shoferit nëse ka prerë flokët, ka rritur mjekrën apo ka vendosur syze të reja. Kjo bëhet me anë të një kamere të instaluar pas timonit e cila skanon fytyrën e shoferit dhe e njeh atë që në momentin që ai/ajo hyn në makinë. Pas skanimit fillestar, kamera do të fokusohet në ndryshimet e mimikës së fytyrës për të krijuar një pamje më të plotë të aparencës së tij.

Por kjo nuk është e gjitha. Teknologjia e njohjes së fytyrës do të mbajë gjithashtu një profil të detajuar të preferencave së shoferit – duke përfshirë stacionet e preferuara të radios, pozicionimin në sedilje, blllokun e adresave, kalendarin personal etj. Të gjitha këto të dhëna për preferencat e shoferit do të ruhen në Cloud. Në një të ardhme të afërt makinat tona do të jenë të afta për të na përshëndetur në momentin që hyjmë në makinë dhe automatikisht do të kujdeset që në sfond të dëgjohet muzika jonë e preferuar apo të na diktojë axhendën e pasdites.

Ne jemi duke hyrë në një epokë të re kur bie fjala për teknologji automotive. Duket interesant fakti që në pak vite makinat tona do të jetë në gjendje për të na identifikuar nëpër rrugë dhe automatikisht të rregullojë kushtet brenda makinës që të përputhen me shijet tona, por avancime të tilla ngrenë shqetësime serioze rreth çështjes së privatësisë dhe mbledhjes së të dhënave personale.

Në fund, do të duhet të gjendet një ekuilibër mes hapave galopant që po bën teknologjia automotive dhe ruajtjes së të dhënave tona biometrike. E gjitha kjo mbetet në dorën tonë.