Regatta: Otranto - Vlora Pilot.al Cup

Proton Club ofron paketa turistike për fundjavën 25 - 27 Gusht

Na lejoni t'iu trajtojmë fundjavën 25 - 27 Gusht! Grupi i kompanive: Fondacioni EDS dhe Pilot.al organizojnë Regatta Otranto - Vlora Cup. Një manifestim i Sportit, Turizmit dhe Kulturës midis dy qyteteve më të afërta të Italisë dhe Shqipërisë, Otrantos dhe Vlorës. Fundjava do të jetë intensive dhe ndryshe nga aktivitetet që kemi përjetuar deri tani. Fundjavë në plazh, ndjekje e garës me vela, tur me biçikleta në ishullin e Sazanit, tur me varkë.

Nëse doni të kaloni një fundjavë të veçantë, përfitoni nga paketat më poshtë:

  • Zgjidhni një nga makinat tona në drive.al dhe aplikoni 25% ulje për makinat e marra gjatë kësaj fundjave
  • Makinë me qera (kategoria kompakt) + akomodim në hotel (4 yje) për dy netë dhe tre ditë: 180 EUR
  • Makinë me qera (kategoria kompakt) + akomodim në hotel (4 yje) për dy netë dhe tre ditë + tur me varkë + bileta për banketin e datës 26 Gusht: 220 EUR