Kur ujërat e zeza shndërrohen në biokarburant!

Projekti inovator që sjell SEAT në bashkëpunim me AQUALIA.

SEAT-i dhe AQUALIA kanë bashkuar forcat për të zhvilluar projektin innovator SMART Green Gas, i cili synon të mbajë origjinën 100% spanjolle, për prodhimin e biokarburanteve të rinovueshme nga ujërat e zeza.

Viti i kaluar shënon dhe fillimin e bashkëpunimit të tyre 5 vjecar, ku po në të njëjtën kohë ka filluar kryerja e testeve pilote në fabrikën e trajtimit të ujërave të ndotura në qytetin Jerez. Si pjesë e bashkëpunimit të tyre, SEAT i ka dhënë Aqualia-s dy Seat Leon - automjete TGI për të kryer testimin e nevojshëm me biometan të marrë nga ujërat e zeza për të verifikuar tërë zinxhirin e prodhimit derisa të kalojë në fazën e përdorimit.

Ky projekt gjithashtu do të ndihmojë në hulumtimin dhe krijimin e lëndëve djegëse alternative në sektorin e automobilave spanjoll me prodhimin e gazit 100% lokal të rinovueshëm, avantazhi kryesor i të cilit është përdorimi i plotë i fuqisë së biometanit – gjë që do të sjellë një reduktim të emëtimit të CO2 në masën 80%.

 "Me këtë projekt zhvillimi dhe bashkëpunimi me Aqualia, SEAT është bërë marka e parë në sektorin e automobilave të vendit që synon përdorimin e biometanit 100% spanjoll marrë nga ujërat e zeza. Nxitja për të krijuar lëndë djegëse alternative të rinovueshme të cilat ndihmojnë në nxitjen e përmirësimeve të ardhshme mjedisore dhe përdorimin afatgjatë të automjeteve në qytete janë një pjesë integrale e strategjisë së SEAT", shprehet Dr. Rabe, nënkryetar i R&D për SEAT.

 Zhvillimi i projektit Smart Green Gas në një fabrikë të mesme të trajtimit të ujërave të zeza, mund të çojë potencialisht në prodhim të 1 milion litra biokarburanteve, të mjaftueshme për më shumë se 300 automjete. Kjo do t’u mundësojë qytete, ndër të tjera, të pajisin me karburant rrjetin e tyre të autobusëve urban, kamionë, makina e policisë apo ambulancat.

SMART Green Gas synon të optimizojë dhe të bëjë energjinë e sistemit më fleksibël, të arrijë siguri më të madhe të energjisë në BE, duke dhënë më shumë autonomi dhe qëndrueshmëri për qytetet që zbatojnë këtë sistem. Kjo arrihet përmes zhvillimit të sistemeve të reja, tepër të efektshme për prodhimin e biogazit dhe konvertimin e saj në biometan, të cilat janë prodhuar nga ujërat e zeza të qyteteve. SMART Green Gas synon të mbetet e prodhuar lokalisht, si lëndë djegëse e rinovueshme që mund të përdoret në sektorin e automobilave apo e injektuar në rrjetin e shpërndarjes së gazit natyror.

Përkrahur nga Qendra për Zhvillim Industrial Teknologjik (CDTI), SMART Green Gas është duke u zhvilluar me pjesëmarrjen e pesë partnerëve, duke përfshirë gazi natyror FENOSA dhe NATURGAS EDP, si dhe organizatat kërkimore publike të tilla si Instituti Katalanas për Kërkime Ujore (ICRA) dhe universitetet Girona, Valladolid dhe Santiago de Compostela.